Policia e Kosovës, ka publikuar fotografitë e dy personave të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprat penale; “Privim i kundërligjshëm i Lirisë” nga Neni 193 të KPRK-së, “Lëndim i lehtë truporë” nga Neni 185 të KPRK-së, si dhe, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga Neni 321 të KPRK-së.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


