Policia e Kosovës ka raportuar për rastin e sulmit me miell që kanë bërë aktivistët e PSD-së ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.
PSD-ja kishte publikuar videon ku ministri u sulmua me miell. Policia ka thënë se ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ministrin, i cili ka deklaruar se nuk është lënduar. Ndërsa sipas Policisë është njoftuar prokurori që ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.
Rasti është cilësuar si “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
“Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raportin e Policisë.


