Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit deri më tani, në bashkëpunim me shtetet tjera, ka realizuar pesë arrestime të personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, duke përfshirë shtetas të Kosovës, Turqisë dhe Nigerisë.
Po ashtu, janë ekstraduar dhe transferuar tetë persona për vepra penale të ndryshme nga vende si Gjermania, Kroacia, Zvicra, dhe Italia.
Ndër veprat penale përfshirë në këto raste janë grabitje, tregtimi i drogës, dhuna në familje, mashtrimi, shkaktimi i aksidentit me fatalitet, vjedhje e rëndë, vrasje, falsifikim i dokumenteve dhe vepra të tjera.
Arrestimet e personave me urdhërarrest ndërkombëtar:
“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.
Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale ‘Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.
Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale ‘Grabitje e rëndë’, ‘Krim i kryer në bashkëpunim’, ‘Krim i përsëritur’, ‘Zhvatje’ dhe ‘Krim kundër ambientit’.
Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje’”.
Ekstradime, transferime dhe depërtime të personave:
“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Mashtrim’.
Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L. , qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale ‘Shkaktim i aksidentit me fatalitet’.
Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve’.
Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’.
Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ dhe ‘Grabitje’.
Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.
Me datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vrasje’.
Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në komunikatën e Policisë.


