KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia nis hetimet pas dëmtimit të vagonëve të “Trainkos” në Hanin e Elezit
Siguri

Policia nis hetimet pas dëmtimit të vagonëve të “Trainkos” në Hanin e Elezit

Kosova News
Kosova News 19:47 -15/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar nisjen e hetimeve pas dëmtimit të vagonëve të sapo-riparuar të trenit të “Trainkos”, të cilët u gjetën të ngjyrosur dhe të dëmtuar këtë të shtunë në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit.

“Me datë 15.11.2025, rreth orës 09:15, përgjegjësi i Infrakos-it ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shkruar grafite në dy vagona të udhëtarëve, të cilët ndodhen në stacionin e Trenit në Han të Elezit që nga dhjetori 2024 dhe janë pronë e kompanisë TRAINKOS. Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar si ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Hetimet po kryhen nga Njësia e Hetimeve”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ndërkaq, ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës “Trainkos” ka reaguar duke kërkuar nga organet kompetente një hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve.

Sipas njoftimit të tyre, dëmet që nga fillimi i projektit në vitin 2019 tejkalojnë 10 milionë euro, duke përfshirë humbje të klientelës dhe të imazhit, si dhe zhvendosje të konsiderueshme të klientëve nga transporti hekurudhor në rrugor.

“Këto pasoja do të ndihen për një periudhë të gjatë dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë vite. Ky akt vandal është dëm i drejtpërdrejtë ndaj pronës publike dhe përpjekjeve tona për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve të transportit hekurudhor”, theksohet në reagimin e “Trainkos” në rrjetet sociale

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Kosova News 15/11/2025 15/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?