Në orët e mbrëmjes së djeshme, Policia në Vushtrri, ka konfiskuar një armë zjarri.
Në një njoftim për media thuhet se konfiskimi i armës është bërë si rezultat i pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
“Pas marrjes së informatës njësitet policore kanë lokalizuar vendin nga ku ishin dëgjuar te shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes janë gjetur trembëdhjetë (13) gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë automatike”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është shoqëruar në Stacionin Policor, M. P., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistomi me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’ dhe përdorim i armës.


