Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari kërkohet për vjedhje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, policia ka shkruar se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]
