Policia e Kosovës po vazhdon aktivitetet e shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Gjakovës, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në trafik.
Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë ka realizuar planin operativ “Alkooli”, ku në kontrollet intensive të zhvilluara në terren janë evidentuar gjithsej 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Sipas policisë, ndër shkeljet më të shpeshta kanë qenë garat e shpejtësisë, tejkalimet e ndaluara, tejkalimi i shpejtësisë si edhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e alkoolit.

