Policia Kosovë ka nisur një aksion për të liruar trotuaret dhe parkimet ilegale.
Në një njoftim për media thuhet parkingjet ilegale nëpër trotuare kanë filluar të bëhen shqetësim i përditshëm për qytetarët, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka nxjerr një urdhër operative që në këtë javë, patrullat Policore në Prizren dhe Suharekë që të merren më intesivisht me lirimin e trotuareve dhe rrugëve nga parkingjet ilegale e kundërvajtësit të gjobiten.
Në njoftim thuhet se gjatë këtyre tre ditëve është bërë një punë e mirë dhe janë liruar shumë trotuare dhe janë shqiptuar gjoba për kundërvajtësit.
“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga patrullat policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren janë shqiptuar 361 tiketa për kundërvajtësit në komunikacion”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës fton qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit e veçanërisht të respektojnë rregullat e parkimit, ngase pengimi i këmbësorëve dhe rrjedhës së komunikacionit me parkime të paligjshme nuk do të tolerohet./KosovaNews/


