KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia me plan operativ, brenda 24 orëve shqiptoi 2336 gjoba dhe konfiskoi 59 patentë shoferë
Siguri

Policia me plan operativ, brenda 24 orëve shqiptoi 2336 gjoba dhe konfiskoi 59 patentë shoferë

Kosova News
Kosova News 17:39 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas rasteve të fundit të aksidenteve me fatalitet, Policia e Kosovës është duke realizuar urdhrin operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”.

Pos kësaj PK thotë se ka ndërmarr edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

“Duke marr parasysh intensitetin dhe qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet tjera të rajonit dhe kudo në botë aksidentet rrugore dhe humbja e jetëve të njerëzve në aksidente rrugore është një sfidë dhe shqetësim permanent. Bazuar në punën dhe angazhimet tona të përditshme, dhe kompetencave ligjore që bien në fushëveprimin tonë, Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç masave ndëshkuese të cilat i ka ndërmarr shkaku i aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik”, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, aktivitete e fushata vetëdijësuse dhe plane operative ende janë në proces dhe po realizohen nga Policia e Kosovës nga niveli qendror dhe drejtoritë rajonale të Policisë, me të vetmin qellim vetëdijsimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti shoferëve në funksion të zvogëlimit edhe mëtejmë të aksidenteve në trafik dhe krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë.

Policia ka apeluar tek ngasësit që t’i shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes.

“Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si; në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë,​ t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë, të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj”, thotë Policia.

Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (20.12.2023) janë shqiptuar 2336 gjoba. Po ashtu janë konfiskuar59 patentë shoferë.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?