Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë kanë realizuar kontroll në autobusët e linjave ndërurbane si dhe transportuesve të transportit të mallrave.
“Gjatë këtij aktiviteti Policor së bashku me inspektor kemi lëshuar fletë gjoba dhe procesverbale ndaj secilit vozitës gjegjësisht kompanisë përkatëse për shkeljet e gjetura”, njofton zyra e Policisë në kuadër të drejtorisë rajonale në Pejë.
Kontrolla është realizuar pas në kuadër të planit operativ “Kontroll i transportit të mallrave dhe transportit publik të udhëtarëve” dhe ka ardhur si domosdoshmëri pas aksidenteve të shumta në komunikacion, shpesh deri në fatalitet.


