Policia e Kosovës sot ka konfiskuar një pushkë të gjuetisë, 4 fishekë dhe një pushkë ajrore nga një person që i posedonte pa autorizim.
Sipas policisë sot është raportuar se në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit një person posedon armë zjarri dhe policia i janë përgjigjur kësaj informate.
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.TH (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon pa leje, një pushkë të gjuetisë me 4 fishkë dhe një pushkë ajrore, të cilat më pas policia i ka konfiskuar” – thuhet në njoftim.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’.


