Sot, gjatë ditës, është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Dumnicë të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë lajmin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimes. Policia dhe prokurori po merren me rastin, për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
“Sot, rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.


