Është raportuar se në dalje të RKS-së, gjatë kontrollit të autobusit në Merdare, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 21:00.
Hetimet janë duke vazhduar ende nga njësitet përkatëse.


