Policia ka dhënë detaje rreth vdekjes së një punëtori që ka rënë sot nga ndërtesa ku ishte duke punuar në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është një 28-vjeçar.
“Sot në stacionin policor në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28- vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.