Një veturë që është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi së nuk ka të lënduar.
“Sot, Policia është njoftuar për një veturë, e cila është djegur ne fshatin Gllarevë. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, ka thënë Rugova.


