Policia e Kosovës njofton se në orët e para të shtunës ka ndodhur një shpërthim afër stacionit policor në veri të Mitrovicës, ku është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.
Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 02:46, në rrugën “Kral Petra” dhe është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


