Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit ku të përfshirë kanë qenë disa ushtarë të KFOR-it.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë se pas këtij aksidenti, policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 14:50, jemi njoftuar për një rast në fshatin Lëbushë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë vesh se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga. Të lënduar nga ky rast nuk ka” deklaroi Gashi


