Policia e Kosovës njoftoi se nga të dhënat e deritashme prej terrenit dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i trafikut që ndodhi mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në fshatin Komoran, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe po merren me rastin.
“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.