Një person ka vdekur në Malishevë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë informata rreth orës 13:30 se një burrë është dërguar në QKMF të Malishevës dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë.
Policia ka thënë se janë arrestuar katër persona të dyshuar lidhur me rastin dhe është konfiskuar një armë.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka njoftuar Policia.


