Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku si pasojë një grua e moshuar e ka humbur jetën.
Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë, ndwrsa lidhur me këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovws.
Sipas një njoftimi nga organet e rendit 83-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë, i cili ishte pa mbrojtëse.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh. Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës. Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore”, njofton Policia.


