M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka identifikuar një rast të transportimit ilegal të drunjve në Shtërpcë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Brod, ku drunjtë kanë qenë duke u transportuar nga Malet e Sharrit.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, njofton policia.