Policia e Kosovës njofton se ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të kontrollit dhe identifikimit të shoferëve që drejtojnë mjetet nën ndikim të alkoolit.
Bëhet e ditur se janë realizuar 1008 pika të kontrollit të mjeteve, 181 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 15 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba.