Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria e Krime Ekonomike në orët e pasditës ka zhvilluar një aksion të madh ku ka konfiskuar një sasi të madhe parash të falsifikuara.
Sipas burimeve të KosovaNews aksioni është zhvilluar në qytetin e Vushtrisë ku pas një investigimi të suksesshëm të hetuesve policorë ka arritur të kap në flagrancë dhe më pas të arrestoj tre persona me para të falsifikuara në një pikë karburanti në Vushtrri. Sipas burimeve sasia e parave kap vlerën e mijëra eurove të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia shumica prej të cilave mësohet të jenë monedha metalike.
Kujtojmë se viteve të fundit janë hedhur në treg shumë monedha të falsifikuara të metalit gjë për të cilën policia e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar disa aksione në kapjen dhe arrestimin e falsifikatorëve.

