Policia e Kosovës, njofton se po vazhdon me procesin e rekrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të policisë pas shpalljes së rezultateve të testimit me shkrim, sipas procedurave të parapara ka filluar me kohë testimi fizik, i cili është duke u mbajtur në AKSP të Vushtrrisë.
“Testimi ka filluar nga data 16 nëntor, e do të zgjas deri me 19 nëntor 2023”, thuhet në njoftim.