Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një konkurs pune dhe se po kërkon katër punonjës për kohë të gjatë.
Kësaj radhe vendet e lira janë hapur për katër infermier të përgjithshëm,
Vendi i punës për gjithë ata që pranohen në këto pozita, një do të jetë në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore DPP- Prishtinë, një pozitë në Drejtorinë Rajonale Pejë, një pozitë në Drejtorinë Rajonale Mitrovica Jugut, si dhe një pozitë në Drejtorinë Rajonale Gjakovë, raporton KosovaNews.
Bëhet e ditur se personat që dëshirojnë të fitojnë këtë vend pune duhet të posedojnë diplomën e fakultetit për Infermier të përgjithshëm – bachelor, si dhe licencën e punës lëmia përkatëse.
Policia e Kosovës ka dhënë në mënyrë të detajuar edhe gjithë kriteret tjera që duhet të plotësohen për të fituar pozitën e kërkuar në konkursin e shpallur së fundi.
Për gjithë detajet klikoni në vegëzën më poshtë:


