Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka sekuestruar rreth 7 kg substancë narkotike të dyshuar marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren.
Gjatë operacionit, në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar një veturë me targa të huaja. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në veturë u gjetën dhe u konfiskuan rreth 7 kg marihuanë, vlera e të cilës në treg llogaritet rreth 35 mijë euro.
Pas arrestimit të tij, policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.
“Gjatë kontrollit u sekuestruan si prova materiale: 7 kg marihuanë, e ndarë në 24 paketime; 4 vetura; 1 telefon; 9 paketime me qese plastike dhe dy rollne plastike; 2 aparate për vakum; 2 peshore digjitale si dhe prova të tjera që lidhen me rastin”, njofton policia.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.


