KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës sekuestron ar të padeklaruar në Han të Elezit
Siguri

Policia e Kosovës sekuestron ar të padeklaruar në Han të Elezit

Kosova News
Kosova News 21:53 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm në pikën kufitare Hani i Elezit, ku është zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me ar të padeklaruar.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:10, mbi bazën e informatave inteligjente, autoritetet kanë ndaluar për kontroll të detajuar një autobus të linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut. Automjeti drejtohej nga shtetasi serb me inicialet M.L.

Gjatë kontrollit të vijës së dytë, në çantën e një pasagjereje me inicialet J.H. janë zbuluar stoli ari të ndryshme, përfshirë varëse dhe unaza, të fshehura në një qese të mbyllur. Ndërkohë, gjatë kontrollit personal të shoferit të autobusit, në xhaketën e tij janë gjetur disa rrathë dore dhe një medaljon ari.

Policia ka bërë të ditur se ‘sasia totale e arit të sekuestruar arrin në 129.76 gram dhe nuk ishte e deklaruar në pikën kufitare, në kundërshtim me rregullat doganore në fuqi’. Malli është konfiskuar dhe është dërguar për procedura të mëtejshme, ndërsa vlera e tij pritet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër kontrabandës dhe krimit ndërkufitar, duke theksuar se kontrollet dhe veprimet e tilla do të vazhdojnë me intensitet të shtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin në kufijtë e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Plagoset një person në Pejë

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?