KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës: Deklarimet se Miodrag Milliqeviq është sulmuar, janë të pavërteta
Siguri

Policia e Kosovës: Deklarimet se Miodrag Milliqeviq është sulmuar, janë të pavërteta

Kosova News
Kosova News 16:50 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicë të Veriut, tha se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Milliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar Policia e Kosovës nga ku është sqaruar se raportimet se zyrtarët policorë në Jarinje kanë sulmuar Miliqeviq janë të pavërteta.

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, lidhur me shkrimet e publikuara/raportuara nga organizata të ndryshme si: “NGO Aktiv” e të tjera, ku sipas tyre sot në Jarinje nga zyrtarët policorë është sulmuar z. Miodrag Milicevic, ju informon se ky raportim nuk qëndron dhe se është i pavërtetë.Sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinje dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se me qëllim të riverifikimit janë ndërmarrë masa shtesë, ku zyrtarët policorë me detyrë në Jarinje kanë pyetur edhe palën serbe nëse dikush ka paraqitur ndonjë ankesë, ku nga mbikëqyrësi i ndërrimit të palës serbe është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë për sjellje jo të mirë apo diçka të kësaj natyre.

“Andaj, bazuar në gjendjen reale dhe raportet zyrtare, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, në mënyrë që përmes dezinformatave të tilla të mos tentohet të njolloset puna profesionale e zyrtarëve policorë, të mos krijohen tensione dhe pasiguri te qytetarët”,u tha gjithashtu në reagim.

Nga Policia e Kosovës u tha se do të vazhdojë angazhimi drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të PK-së, që të ofrojë zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës në mënyrë profesionale dhe efikase ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjithashtu lexoni:

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

Rexha: Vetëvendosje është munduar të kontaktoj të gjitha partitë, konstituimi është obligim kushtetues

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

TAGGED: Miodrag Milliqeviq, Policia e Kosovës
Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë
13:10 -15/06/2025
Të hënën samiti i SEECP në Tiranë, policia publikon akset që do të bllokohen
13:07 -15/06/2025
Raketat iraniane ndriçojnë qiellin e Izraelit, pamje nga sulmi
13:04 -15/06/2025
Trump kërcënon Iranin: Nëse na sulmoni, fuqia e plotë e ushtrisë amerikane do të bjerë mbi ju
13:01 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?