Policia e Kosovës e ka identifikuar dhe arrestuar në Prizren një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim dhe ka përfituar 17 mijë euro.
I njëjti thuhet se gjithë këtë shumë të parave e ka përfituar pasi kishte mashtruar një person tjetër, ku i kishte marrë 17.000 euro në këmbim të sigurimit të një vize pune
“Prizren 03.03.2022 – 15:44. Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


