Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, që po kërkohej nga Shqipëria me urdhër arrest ndërkombëtar.
Pas arrestimit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
“Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


