KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për grabitje, konfiskohen armë e para
Siguri

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për grabitje, konfiskohen armë e para

Kosova News
Kosova News 14:48 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës njofton se Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot me datën 17.01.2023 të arrestojë dy të dyshuar kosovar shqiptar A.B. (1982) dhe V.S. (1992), nën dyshimin e ata kanë kryer grabitje.

Në njoftim thuhet se arrestimi i të dyshuarve nga ana e hetuesve policor rajonal është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës.

“Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit me datën 18.11.2021 në bashkëveprim edhe me katër të dyshuar të tjerë të arrestuar më herët kanë qenë të përfshirë në një grabitje të armatosur e ndodhur në fshatin Parallovë në rrugën Gjilan-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, bëhet e ditur se të dyshuarit e lartcekur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47 kishin shtënë në drejtim të një kombi të një kompanie për transportimin e parave të një banke, duke arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale për gjykatën: një (1) pistoletë e llojit TT, dy (2) karikatorë të armës së njëjtë, trembëdhjetë (13) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, para në vlerë 2600 euro, dy (2) karikatorë të zbrazët të armës AK/47, një (1) kondak i armës AK/47, trembëdhjetë (13) copë fishekë të armës AK/47 si dhe gjatë (6) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. të pushkës automatike.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Grabitje’’, ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?