KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës angazhohet për sigurinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin
Siguri

Policia e Kosovës angazhohet për sigurinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin

Kosova News
Kosova News 16:49 -26/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka intensifikuar përgatitjet dhe angazhimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij angazhimi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka mbajtur dy takime zyrtare koordinuese, ku janë diskutuar planifikimet dhe detyrat operative për garantimin e sigurisë në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net.

Takimi i parë u zhvillua me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa takimi i dytë përfshiu edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilët u informuan mbi masat policore dhe koordinimin ndërinstitucional për procesin zgjedhor.

Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, vlerësoi përgatitjet e deritashme, duke theksuar se procesi ka qenë deri më sot i qetë dhe pa incidente. Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes dhe angazhimit me profesionalizëm dhe integritet nga të gjithë menaxherët rajonal dhe qendror të Policisë, për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt dhe transparent.

Nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional u shpalos urdhri operativ, duke përfshirë detyrat, angazhimet dhe bashkëpunimin brenda strukturës policore dhe me institucionet tjera relevante.

- Reklamë -

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në garantimin e ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët. Policia inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar ose veprim të kundërligjshëm lidhur me procesin zgjedhor përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike [email protected] apo në stacionet policore më të afërta.

Njoftimi i plotë:

Angazhimi institucional i Policisë së Kosovës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, më 26 dhjetor 2025

Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional.

Drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend HOXHA, foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë. Ndër të tjera u potencua se, procesi deri më sot ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonal e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryej edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë.

Më pas nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, u shpalos urdhri operativ, konkretisht detyrat, angazhimet, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda strukturës policore dhe me institucione tjera relevante.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme, me qëllim të garantimit të ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët.
Me këtë rast, Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike [email protected] apo në stacionet policore më të afërta.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Kosova News 26/12/2025 26/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?