Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar e cila në rrjetet sociale kishte publikuar një video ku ajo shihej duke shtënë me armë zjarri.
“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit të sotëm të policisë, ky rast ka ndodhur në Vushtrri, më 3 shkurt, rreth orës 22:30.
Nga Policia e Kosovës rasti është iniciuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.


