KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia demanton gazetarin Vehbi Kajtazi: Njollosja e operacionit të Banjskës dëmton interesat shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës
Siguri

Policia demanton gazetarin Vehbi Kajtazi: Njollosja e operacionit të Banjskës dëmton interesat shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:47 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Para dy ditësh në emisionin Rubikon në Klan Kosova, analisti dhe gazetari  Vehbi Kajtazi lëshoi një varg akuzash të rënda ndaj institucionit të Policisë së Kosovës duke thënë se  në aksionin e Banjskës me 24 shtator të vitit të kaluar policët e Njesisë Speciale  të Kosovës për disa orë kanë mbetur  pa komandë, e pa urdhër se si të veprojnë e ku më pas ata kanë fikur telefonat dhe kanë mësyer kokë më vete.

Kajtazi fliste bindshëm duke thënë se për këtë ka edhe dëshmi dhe do të dalin si e baradha mbi të zezë.

“Për ata që nuk e dinë kur do që të dalin dëshmitë  që policia e Kosovës po flas kjo është e zeza mbi të bardhë , policia e Kosovës në Banjskë kanë mbet disa orë në Banjskë pa urdhër politik çka me vepru se natyrisht ata zbatojnë urdhëra politik të qeverisë, nuk kanë marrë urdhër politik, policia jonë ata që kanë qenë në aksion i kanë ndal telefonat edhe kanë thanë djem po mësyjmë, le të vjen këtu Xhelal Sfeçla unë ja dëshmoi se kështu ka qenë” tha me bindje Vehbi Kajtazi videon në linkun e mëposhtëm nga minuta e 56: https://www.youtube.com/watch?v=io5MWsg6CbQ

KosovaNews ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës për të ta kuptuar se a janë të vërteta këto pretendime të z.Kajtazi dhe a kanë pasur urdhër komandues policët  që morën pjesë në operacionin e Banjskës në ditën kritike.

Në një përgjigjie zyrtare, policia demanton tërësisht pretendimet e Vehbi Kajtazit duke thënë se i gjithë operacioni policor gjatë gjithë kohës  ka funksionuar dhe ka vepruar sipas procedurave, rregullave dhe strukturimit të saj, duke menaxhuar me këtë operacion sipas hierarkisë komanduese, e cila ka qenë e shtrirë në të gjitha nivelet e udhëheqjes që nga niveli politik e deri në nivelin më të ulët.

Policia e Kosovës vlerëson se operacioni i Banjskës është operacioni më madhor dhe më i suksesshëm i Policisë së Kosovës  i realizuar që nga themelimi e deri më sot ku përmes këtij operacioni është ruajtur rendi kushtetues, integriteti territorial i Republikës së Kosovës si dhe është parandaluar aneksimi i veriut të Kosovës i cili ka qenë edhe synim i grupit kriminal.

Policia thekson se në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës policia ka dhënë një pjestar të saj rreshterin Afrim Bunjaku dhe çdo diskutim njollosje apo shtrembërim i fakteve dhe realitetit të këtij operacioni profesional dhe të suksesshëm dëmton interesat shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Referuar kërkesës suaj fillimisht ju informojmë juve dhe opinionin e gjerë se operacioni policor i Banjskës është operacioni më madhor dhe më i suksesshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) i realizuar që nga themelimi e deri më sot.

Përmes këtij operacioni policor të suksesshëm është ruajtur rendi kushtetues, integriteti territorial i Republikës së Kosovës si dhe është parandaluar aneksimi i veriut të Kosovës i cili ka qenë edhe synim i grupit kriminal.

Policia e Kosovës ka funksionuar dhe ka vepruar sipas procedurave, rregullave dhe strukturimit të saj, duke menaxhuar me këtë operacion sipas hierarkisë komanduese, e cila ka qenë e shtrirë në të gjitha nivelet e udhëheqjes deri në nivelin më të ulët.

Vlen të ritheksohet se gjatë gjithë operacionit policor, që nga fillimi dhe deri në përfundim të tij, ka pasur koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e RKS-së, si dhe me të gjitha njësitet policore në terren, pra nuk ka pasur asnjë shkëputje të komunikimit apo moskoordinimit në terren.Për të mbrojtur rendin kushtetues PK-ja i dha vendit një hero, rreshter Afrim Bunjaku, andaj çdo diskutim, njollosje apo shtrembërim i fakteve dhe realitetit të këtij operacioni profesional dhe të suksesshëm dëmton interesat shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Operacion ky i vlerësuar profesional, i suksesshëm, mirë i menaxhuar dhe mirë i koordinuar në të gjitha nivelet nga faktorë dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore ”
 thuhet në përgjigjien e policisë dhënë për KosovaNews duke demantuar tërësisht ato çfarë ka thënë analisti Vehbi Kajtazi në Rubikon.

Policia më tutje thekson  se përveç menaxhimit dhe komunikimit të brendshëm Policia e Kosovës veprimit e veta sipas legjislacionit i ka koordinuar edhe me nivelin politik vendor si dhe me institucionet vendore të sigurisë dhe ato ndërkombëtare, si KFOR dhe EULEX.

Në këtë operacion policia ka vepruar duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve të aplikueshme të vendit si dhe vendimeve të institucioneve të RKS-së dhe këto vendime janë përcjellë dhe janë deleguar për zbatim në të gjitha nivelet dhe fushëveprimit të njësive policore, duke përfshirë edhe njësitë në terren edhe ato që kanë qenë të kyçura drejtpërdrejt në operacion.
“Ky menaxhim i operacionit përmes hierarkisë ka përfshirë edhe komunikimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të të gjitha niveleve, përfshirë atë menaxherial, operacional dhe taktik në terren.

Po ashtu për menaxhim të këtij operacioni policor Policia e Kosovës ka pasur aktive Dhomat Komanduese si dhe komandantët taktikë në terren, përmes të cilëve është bërë vendimmarrja si dhe koordinimi i veprimeve policore në mes të nivelit ekzekutiv, komandantëve taktikë dhe zyrtarëve policorë në terren në vazhdimësi.

Përveç menaxhimit dhe komunikimit të brendshëm Policia e Kosovës veprimit e veta sipas legjislacionit i ka koordinuar edhe me nivelin politik vendor si dhe me institucionet vendore të sigurisë dhe ato ndërkombëtare, si KFOR dhe EULEX.

Policia e Kosovës me përfaqësuesin e saj, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të PK-së, ka qenë pjesë e takimeve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë për koordinim dhe veprim të ruajtjes së rendit kushtetues dhe territorial të RKS-së.

Policia e Kosovës, duke qenë institucion i zbatimit të ligjit, në këtë operacion policor ka vepruar bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve të aplikueshme të vendit si dhe vendimeve të institucioneve të RKS-së dhe këto vendime janë përcjellë dhe janë deleguar për zbatim në të gjitha nivelet dhe fushëveprimit të njësive policore, duke përfshirë edhe njësitë në terren edhe ato që kanë qenë të kyçura drejtpërdrejt në operacion.”


Policia thotë se që nga ngjarja  e 24 shtatorit për më shumë se një muaj kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës dhe kanë pasur komunikim me mediat vendore e ndërkombëtare për t’i informuar drejtë dhe me kohë opinionin.

Lidhur me ngjarjet e fundit në veri të vendit, nga data 24.09.2023, deri në pjesën e fundit të tetorit, PK-ja ka publikuar në kohë reale sipas zhvillimeve rreth 15 komunikata, janë organizuar dhe ka marrë pjesë në 3 konferenca, (njëra prej tyre e përbashkët me Qeverinë e RKS-së), janë dhënë deklarata dhe intervista nga ministri dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së si dhe janë bërë komunikime dhe deklarime të vazhdueshme në vendngjarje dhe përmes mjeteve të komunikimit me media vendore e të jashtme.

Policia e Kosovës me profesionalizmin e saj më të lartë arriti të ruajë rendin kushtetues, të mbrojë integritetin territorial, të neutralizojë dhe të arrestojë disa terroristë, të cilët ishin pjesë e grupit kriminal në Banjskë si dhe të konfiskojë arsenal të madh armësh, vetura dhe pajisje të ndryshme ushtarake e paramilitare, si dhe duke i kushtuar rëndësi jetës së banorëve të asaj zone, gjatë gjithë këtij operacioni madhor nuk është lënduar asnjë qytetar”
thuhet në përgjigjien e Policisë së Kosovës dhënë për KosovaNews.


Gjithashtu lexoni:

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Jeton Sopa 24/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin
08:06 -06/06/2025
Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?