KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia del me paralajmërim: Kujdes ndaj disa dokumenteve të falsifikuara që po qarkullojnë përmes e-maileve
Siguri

Policia del me paralajmërim: Kujdes ndaj disa dokumenteve të falsifikuara që po qarkullojnë përmes e-maileve

Kosova News
Kosova News 11:37 -22/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm për opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa informacioneve dhe dokumenteve të falsifikuara, të cilat janë duke qarkulluar përmes e-mail-eve të ndryshme.

Këto dokumente, të cilat pretendojnë të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, janë të pavërteta dhe të falsifikuara.

Në komunikatën e saj zyrtare, Policia e Kosovës ka theksuar se këto e-mail-e, të cilat janë emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, pretendojnë të jenë lëshuar nga institucione të ndryshme brenda PK-së.

Megjithatë, policia bënë të ditur se  këto dokumente nuk janë autentike dhe nuk janë lëshuar nga asnjë zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, kinse të lëshuara nga “Byroja Qendrore e Hetimit, Qendra Kompjuterike e Krimit Kibernetik, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës dhe Drejtoria e Policisë, Republika e Kosovës”, e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në përgjigje të këtyre mashtrimeve, Policia e Kosovës ka nisur hetime intensive për të identifikuar dhe ndjekur penalisht ata që janë të përfshirë në krijimin dhe shpërndarjen e këtyre dokumenteve të falsifikuara.

Policia e Kosovës i fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre dezinformatave.

Nëse ndonjë qytetar pranon një e-mail ose dokument të dyshimtë, është e rëndësishme që ta adresojë atë në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës, [email protected], për shqyrtim dhe trajtim të mëtejshëm. 

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 22/08/2024 22/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?