Policia e Kosovës njofton se sot në Prizren ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili thuhet se ka qenë në kërkim policor për veprën vjedhje e rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë, i kërkuari E.A. ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.
“Me datën dhe kohën e lartshënuar familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici. Patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar ia janë përgjigjur thirrjes dhe e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor”, thuhet ë njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se pasi që janë përfunduar proceduarat ligjore i arrestuari është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti burg e 15 ditë për shkak të kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë”.


