KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve
Siguri

Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve

Kosova News
Kosova News 15:13 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dukuria e fajdesë në Kosovë po cilësohet nga Policia e Kosovës si shumë shqetësuese dhe e rrezikshme. Autoritetet thonë se, përveç formave tradicionale, fajdeja po shfaqet edhe përmes autosalloneve.

Huazimi ilegal i parave me interesa të larta, i njohur si fajde, vazhdon të mbetet një ndër fenomenet më problematike në Kosovë. Policia e Kosovës thotë se kjo dukuri po manifestohet në disa forma dhe po sjell pasoja serioze për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Punës për vitin 2025 të Policisë Rajonale të Prishtinës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se për luftimin e fajdesë është krijuar një task-forcë e veçantë.

“Janë dy deri në tri forma në të cilat po praktikohet fajdeja në Kosovë. Njëra është përmes marrëveshjeve të noterizuara, ndërsa forma tjetër po zhvillohet edhe përmes salloneve të veturave”, tha Hoxha.

Sipas tij, task-forca ka realizuar dhjetëra operacione gjatë dy viteve të fundit dhe se priten ndryshime në Kodin Penal të Kosovës, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër këtij fenomeni.

Ndërkohë, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, aktualisht avokat penalist, thotë se fajdeja është një ndër veprat më të rënda penale.

“Institutionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin hapa më të shpejtë dhe më të guximshëm. Po ashtu, qytetarët duhet të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë duke i denoncuar këto raste”, deklaroi Maliqi.

Sa i përket përfshirjes së autosalloneve, Maliqi thekson se Policia e Kosovës ka mundësi t’i identifikojë rastet konkrete, duke nënvizuar se nuk duhet të përgjithësohet i gjithë sektori.

“Ka edhe autosallone dhe persona të ndershëm që ushtrojnë biznes të pastër. Nuk mund të përgjithësohet, por policia duhet të merret me rastet konkrete dhe personat përgjegjës”, tha ai.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se rritja e fajdesë lidhet edhe me vështirësitë e bizneseve për qasje në financa nga bankat komerciale. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se mungesa e qasjes në kredi bankare i shtyn disa biznese drejt fajdesë si opsion alternativ.

Ndryshe, më 16 tetor 2025, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza për veprat penale të detyrimit dhe fajdesë, ndërsa gjatë vitit 2024 Policia e Kosovës ka hetuar 61 raste të detyrimit dhe 22 raste të fajdesë. Fajdeja mbetet vepër penale e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dënime që shkojnë deri në 12 vjet burgim, varësisht nga dëmi i shkaktuar.
 

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 05/02/2026 05/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?