Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka mashtruar me shitjen e mjaltës.
Atij i janë gjetur dhe konfiskuar dhe asgjësuar 652 kavanozë me mjaltë industriale.
I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, njofton policia përcjell KosovaNews.
Njoftimi i plotë:
REGTI E NDALUAR & PRODHIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMORË
Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.


