Një 24-vjeçar në Elbasan ka humbur jetën, pasi po i vendoste lëndë eksplozive një makine e aksidentalisht ka shpërthyer pranë tij.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, pranë automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa.
Dyshohet se 24 vjeçari ka vendosur lëndën eksplozive në mjet, e cila ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shkruan euronews.al
Pas shpërthimit, 24-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por, për fat të keq, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, përfshirë specialistë nga Hetimi i Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.


