KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Platforma X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin
Teknologji

Platforma X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin

Kosova News
Kosova News 22:34 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Platforma e medias social X mbylli qindra llogari të lidhura me Hamasin dhe ka ndërmarrë hapa për të hequr apo shoqëruar me shënime paralajmëruese dhjetëra mijëra postime që prej sulmit të grupit militant ndaj Izraelit, deklaroi të enjten shefja ekzekutive e platformës, Linda Yaccarino.

Platforma i mori këto veprime pas ultimatumit 24 orësh të vendosur nga kreu i Bashkimit Evropian për industrinë, Thierry Breton ndaj pronarit të platformës X, Elon Musk për të ndalur përhapjen e keqinformimit në këtë media sociale që kur Hamasi sulmoi Izraelin, për të respektuar rregullat e reja të BE-së rreth përmbajtjes në internet.

Zoti Brenton tha se kishte shenja se platforma X po përdorej për të shpërndarë përmbajtje të jashtëligjshme dhe keqinformim në Bashkimin Evropian.

Ligji për Shërbime Digjitale, që ka filluar të zbatohet së fundi, detyron platformat e mëdha në internet, përfshirë platformën X dhe Facebook-un, që të heqin përmbajtjen e jashtëligjshme dhe të ndërmarrin masa për të trajtuar rreziqet ndaj sigurisë dhe shprehjes publike.

- Reklamë -

Sipas zonjës Yaccarino, platforma X ka ndarë burime dhe i ka përqëndruar ekipet brenda saj të trajtojnë situatën që po zhvillohet shpejt, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Ajo shtoi se kompania, pronë e zotit Musk, ka mbledhur drejtuesit për të vlerësuar situatën e krijuar pak pas sulmit.

“Duam të përsërisim se mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm me ju dhe ekipin tuaj, përfshirë takime, për të trajtuar çfarëdo pyetje konkrete dhe mirëpresim çfarëdo çështje specifike ndaj të cilës mund të përgjigjemi,” shkroi zonja Yaccarino në letrën drejtuar zotit Breton, të shpërndarë në X.

Platforma X ka trajtuar mbi 80 kërkesa nga BE-ja për të hequr nga media sociale përmbajtje brenda afatit të vendosur dhe nuk ka marrë ndonjë paralajmërim nga Europoli për përmbajtje të jashtëligjshme në platformë, sipas letrës.

Zoti Breton i drejtoi një paralajmërim të ngjashëm kompanisë Meta pjesë e së cilës është edhe Facebook, duke i dhënë 24 orë për ta njoftuar mbi masat që kjo kompani ka ndërmarrë për t’iu kundërvënë shpërndarjes së keqinformimit në platformat e saj pas sulmit në Izrael.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Revolucioni i 2026-ës: Samsung prezanton syzet që “shohin dhe kuptojnë” botën si njeriu

Indonezia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Çka duhet ditur para se të kërkoni këshillë shëndetësore nga ChatGPT-ja?

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?