Një person është plagosur në Fushë-Kosovë mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.
Rasti thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të tjerë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati.
Prokurori ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar.


