Dje është plagosur aksidentalisht një 10 vjeçar nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.
Gjendjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili njoftoi se pas ekzaminimit gjendja e tij është stabile.
“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla.