Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gadish të Gjilanit.
Lidhur me rastin, Policia në Gjilan ka konfirmuar se është arrestuar një person.
Po ashtu bëhet e ditur se është konfiskuar edhe arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në rast.


