Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal, pasi kishte marrë plagë trupore si pasojë e plagosjes me armë zjarri.
“Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal është dërguar viktima femër kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin Policia bëri të ditur se është arrestuar një mashkull dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Detaje të tjera për këtë rast nuk janë dhënë./KosovaNews/


