Policia e Kosovës njoftoi se dje në Mitrovicë të Jugut ka ndodhur një plagosje aksidentale.
Policia bën të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Këtij të fundit, policia i ka sekuestruar revolen me 41 fishekë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, deklaron policia.