Policia në Kukës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Shtiqen ku V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, të ndihmuar nga vëllai tjetër i tyre i cili është shpallur në kërkim janë konfliktuar me kushërinjtë e tyre.
Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e një prej personave me të cilën u konflikuan.
Më pas, 51-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë njërin prej kushërinjve. Kurse, vëllai i tij i shpallur në kërkim dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejsbolli, shtetasin B. M.
Të lënduarit ndodhen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




