Hajnat kanë bërë kërdinë në një shtëpi në Ferizaj.
Ata përpos që kanë vjedhur stoli të arit kanë arritur të vjedhin edhe një arsenal armësh, që kanë qenë në atë shtëpi.
Raportohet se hajnat kanë arritur të marrin edhe pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie.
Sipas raportit ditor të policisë janë vjedhur edhe 100 fishekë, katër palë dylbi.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar./KosovaNews