KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe
Lajme

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Kosova News
Kosova News 17:23 -27/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë.

Hetimi ndaj tyre është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin.

Sipas burimeve të gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo i ka përcjellë tek Lista Serbe. Të dy të dyshuarit u intervistuan të mërkurën, ndërsa pritet vendimi gjyqësor ndaj tyre.

Mediat kroate raportojnë se piloti ka qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres së tij detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe të komunitetit serb në veri të Kosovës, duke filluar nga fundi i vitit 2022.

Hetuesit po ashtu dyshojnë se informacionet përfshinin të dhëna sensitive lidhur me komunën e Zubin-Potokut, zonë e njohur për tensione, bllokada dhe përplasje mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës.

Çifti akuzohet gjithashtu për shkëmbim informacionesh lidhur me transferimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar në dhjetor të vitit 2022 për sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij atëkohë shkaktoi protesta dhe ngritjen e barrikadave në Jarinjë e Bërnjak për gati tri javë, duke tensionuar situatën në veriun e Kosovës.

E dyshuara serbe, e cila kishte punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe më parë ishte angazhuar si reportere nga Mitrovica, dyshohet se ka qenë ndërmjetëse në përcjelljen e informacionit tek Lista Serbe.

Arrestimi i tyre është kryer më 25 korrik. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj të dashurës së tij është marrë vendim për dëbim nga Kroacia. Ajo ndodhet aktualisht në qendrën për të huaj në Trilje.

Sipas Index, hetuesit kanë gjetur komunikime të shumta në telefonat e tyre që lidhen me aktivitete spiunazhi.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Kosova News 27/08/2025 27/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?