Pas ngjarjeve në veri të vendit ditën e diele, vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura pikat kufitare në veri të vendit, konkretisht pikat në Bërnjak dhe Jarinje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, këto pika vijojnë të jenë ende të mbyllura.
Ndërkohë institucionet për zbatimin e ligjit, Policia e Kosovës dhe Prokuroria po vazhdojnë edhe sot angazhimet në veri të vendit dhe janë duke i lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se ka armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me sulmin terrorist ku mbeti i vrarë një polic.


