Një person është arrestuar në natën e Vitit të Ri në Istog, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka lënduar nënën e tij.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima është lënduar me thikë derisa po përpiqej t’ia hiqte mjetin e mprehtë nga dora.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


